Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së takon Olta Xhaçkën

Shqipëria

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së takon Olta Xhaçkën

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:35
Gueterres, Olta Xhaçka

Siç kemi raportuar, në Sesionin 76-të te Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së po ndjek edhe një delegacion nga Shqipëria të prirë nga kryeministri Edi Rama.

Sot shefi i OKB-së Antonio Gueterres ka takua znj. Olta Xhaçka, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga selia e OKB-së.

Tema e sesionit të sivjetmë të 76-të do jete: “Bazuar në shpresën për të forcuar elasticitetin në mënyrë që të shëroheni nga Covid-19, të rindërtoni në mënyrë të qëndrueshme, të plotësoni nevojat e planetit, të respektoni të drejtat e njeriut dhe të rigjallëroni Kombet e Bashkuara”.

Në ditën e dhjetë te punimeve te sesionit te AP së OKB-së sdekretari i Përgjithshëm i Kombeve të bashkuara Antoni Gueterres sot ka takua znj.Olta Xhaçka, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, përfshirë përmes anëtarësimit të saj të ardhshëm në Këshillin e Sigurimit në vitet 2022-2023.

Në selinë e OKB-se, pos delegacionit nga Tiarana, po qëndron edhe nje delegacion nga Prishtina të prirë nga presidentja Vjosa Osmani.

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch po ashtu ka mësuar se Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri shkëmbyen gjithashtu mendime mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Xhaçka ka falënderuar OKB-në për kontributin në Shqipëri, në veçanti avancimin e proceseve demokratike si dhe përballe pandemisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat