92% e shqiptarëve mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion

Shqipëria

92% e shqiptarëve mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:55
Ilustrim

Në sondazhin e mediave shqiptare, janë gati 92% e shqiptarëve që mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion.

Vetëm 0.4% e qytetarëve mendojnë se nuk ka korrupsion ndërsa 6.9% mendojnë se ka pak korrupsion.

Nga ana tjetër 34.6% mendojnë se ka shumë korrupsion ndërsa 57.2% thonë se ka korrupsion total.

Pothuajse 91.8% e shqiptarëve mendojnë se në qeverisje ka shumë korrupsion apo korrupsion total.

Ndonëse shumica dërrmuese e qytetarëve thonë se shteti është i korruptuar, ata shohin si prioritet ekonominë (53,1%). Shqetësimi i dytë është papunësia me 49,2% ndërsa korrupsioni vjen i treti më 46,5%.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat