Vëllai qëllon vëllain me kallashnikov

Shqipëria

Vëllai qëllon vëllain me kallashnikov

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:01
Policia

Një 65-vjeçar u plagos sot në orët e para të mëngjesit jashtë shtëpisë së tij në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë.

Mësohet se shtetasi Faik Veliu është plagosur nga vëllai i tij Sami Veliu. Policia bëri të mundur kapjen e autorit të plagosjes.

Raportohet se autori u kap teksa ishte i fshehur në një plantacion me shegë bashkë me armën e zjarrit tip kallashnikov.

Dyshohet se Sami Veliu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Banorët shprehen se në dijeninë e tyre, vëllezërit Veliu nuk kishin probleme me njëri-tjetrin dhe as probleme pronash.

Tërë si fis janë të mirë. Nuk di të ketë probleme pronash”, thotë një banor.

Habitemi, çfarë është kjo kështu”?

Nuk di gjë, i kam kushërinj. Nuk kishin asnjë problem. Nuk i dimë problemet e brendshme”.

Njoftimi i parë i policisë:

Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Pas pak minutash policia njoftoi edhe për kapjen e autorit

Si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu. Autori është shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat