SPAK do rihetojë “Gërdecin”/ Gjykata e Apelit rrëzon vendimin që ndalonte rihapjen e dosjes

Shqipëria

SPAK do rihetojë “Gërdecin”/ Gjykata e Apelit rrëzon vendimin që ndalonte rihapjen e dosjes

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

12 vjet mbasi Gjykata e Lartë pushoi gjykimin për ish Ministrin e Mbrojtjes , Fatmir Mediu do dalë sërish para një gjykate për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Vendimi që rikthen Gërdecin, u shpall nga gjyqtarja e Posaçme e Apelit, Saida Dollani e cila i lë dorë të lirë SPAK që megjithëse kërkoi gjykim të Fatmir Mediut ka dy mundësi , ose të vazhdojë më tej hetimet në rast se provat janë të paplota ,  ose ta dorëzojë të pandehur ish zyrtarin e lartë me të njëjtat gjetje të vitit 2009. Këto zgjidhje sipas nenit 329 të kodit të procedurës penale , mund të çojnë automatikisht në thellimin e hetimeve përtej ish ministrit të mbrojtjes , ose dorëzimin e tij gjykatës antikorupsion.

SPAK pritet t’i komunikojë akuzën  Fatmir Mediut.

Por në rast se Mediu dorëzon një rekurs të mundshëm në Gjykatën e Lartë, ky veprim nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrjen e SPAK . Pretendimet për parashtrim të çështjes për shkak të kohës që ka rrjedhur prej tragjedisë së 15 marsit 2008 , hidhen poshtë nga avokati i viktimave.

Vëllai i Erisonit të vrarë në Gërdec, Geraldo Durda zbulon sakaq se emrat që do kërkojë familja në gjykatë janë më të rëndësishëm se ish ministri i mbrojtjes.

“E kam fjalën për përgjime që nuk janë hapur asnjëherë dhe për sypeshkaqenë , s’mund të them më shumë”, tha ai.

Megadosja e Gërdecit me 31 emra mes tyre emra ushtarakësh deri tek shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha , u gjykua e copëzuar, njëra prej tyre nuk pati asnjëherë vendim fajësie apo pafajësie, për tjetrën që u gjykua në gjykatën e Tiranës , disa nga të pandehurit humbën rrugës së drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat