Edevaldo Haxhiu refuzon të tregojë adresën e bosit turk të kriptomonedhës

Shqipëria

Edevaldo Haxhiu refuzon të tregojë adresën e bosit turk të kriptomonedhës

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:29
Edevaldo Haxhiu

Edevaldo Haxhiu, i arrestuar si personi që në vendin tonë ka përkrahur një ndër më të kërkuarit për llogari të Turqisë, Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke, nuk bashkëpunon me policinë për të treguar vendndodhjen e tij.

36-vjeçari akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë marrjes së pyetje, ai i pohoi hetuesve se nuk ka asnjë dijeni se ku mund të ndodhet Faruk Özer. Haxhiu ka shpjeguar më tej se për ta ndihmuar atë, ia ka kërkuar një miku i tij turk për shkak se ai dinte gjuhën turqisht.

Por për shkak se ditën që Özer vinte në Shqipëri, Edevaldo Haxhiu ndodhej në një festë familjare, i kishte kërkuar të njohurit të tij, Altjan Canajt që ta shoqëronte nga Rinasi deri në një hotel në Tiranë.

Teksa agjentët e policisë i kanë kërkuar që të tregonte se kush ishte ky miku i tij, Edevaldo Haxhiu ka thënë se “nuk i kujtohej emri”. Pak muaj më parë, policia shoqëroi për të marrë në pyetje edhe Canajt, ndërsa tashmë po hetohet në gjendje të lirë.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke ardhur në Shqipëri në 18 prill duke mbyllur gjithashtu shërbimet e kompanisë së tij “Thodex”, në të cilën kishin investuar më shumë se 350 mijë persona, pjesa më e madhe e tyre, turq.

Dëmi i shkaktuar ndaj tyre është 2 miliard dollar, ndërsa një pjesë të parave ai i mban me vete në një server të posaçëm, ku mendohet se ndodhen 108 milion dollarë në kriptomonedha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat