"Nesër do jem te Foltorja", Nishani: Dita që Vlora t’ia bëjë edhe njëherë 'fora'

Shqipëria

"Nesër do jem te Foltorja", Nishani: Dita që Vlora t’ia bëjë edhe njëherë 'fora'

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:32
Bujar Nishani/ Sali Berisha

Ish-Presidenti Bujar Nishani deklaroi se do jetë nesër në Foltoren e Sali Berishës në qytetin e Vlorës.

Pas Tiranës dhe Fierit, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar se nesër (25 shtator) do të mblidhen në Vlorë.

Nishani shprehet se erdhi sërish dita që Vlora t'ia bëjë dhe njëherë fora.

"Nesër pasdite, të shtunën në 18:00, do t’i bashkohem demokratëve të Vlorës në Foltoren e Z. Berisha.

Demokratët e Vlorës që i rezistuan terrorit të 1997, u bënë frymëzuesit e ringritjes së PD në rrugëtimin e saj drejt pushtetit në 2005.

Sot është përsëri dita që Vlora t’ia bëj edhe njëherë “fora” ! "

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat