Bëhet pis tenderi i pastrimit të Traumës, kompanitë akuzojnë për kritere që eliminojnë garën

Shqipëria

Bëhet pis tenderi i pastrimit të Traumës, kompanitë akuzojnë për kritere që eliminojnë garën

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:35
Ilustrim

Edhe tenderi i pastrimit në Spitalin e Traumës është bërë pis. Kompanitë kanë denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik vendosjen e kritereve të qëllimshme nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara.

Tenderi për pastrimin e Spitalit të Traumës me fond limit 96.1 milionë lekë ka përfunduar në dyert e KPP.

Kompania “Sori Al” ka kërkuar rishikimin e fondit limit, duke pretenduar se kosto nuk justifikon disa shërbime siç është menaxhimi i mbetjeve të rrezikshme dhe shërbimi 16 orë në ditë.

Përllogaritjet e bëra sipas “Sori Al”, duke bashkangjitur dhe këto shërbime arrijnë në vlerën 164.7 milionë lekë, shumë herë më e lartë se vlera e fondit limit.

Po ashtu kompania i konsideron diskriminuese dhe kriteret e vendosura.

Sipas dokumenteve për të kryer këto shërbime kërkohen 55 sanitarë, çka sjell eliminimin nga gara të shumë subjekteve.

Në tenderin e pastrimit kërkohet menaxhimi i mbetjeve, pastrimi i territorit dhe vijëzimi i parkimit.

Afati i kontratës do të jetë për një kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Tashmë do të jetë KPP që do të vlerësojë nëse kriteret e përcaktuara janë brenda normave apo autoriteti do të duhet të rishikojë dokumentet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat