Policia bën ‘namin, vendos mbi 2100 gjoba, 26 shoferë në pranga dhe heq 82 patenta

Shqipëria

Policia bën ‘namin, vendos mbi 2100 gjoba, 26 shoferë në pranga dhe heq 82 patenta

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:41
Ilustrim

Policia bën me dije se gjatë 48 orëve, janë arrestuar 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 16 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gajtë kësaj kohe janë ndëshkuar 2123 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Po ashtu, janë pezulluar 82 leje drejtimi, nga të cilat 51 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë vendosur 279 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 76 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike kanë fluks të shtuar, ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat