Malaj tregon statistikat: Ja sa nxënës janë më pak këtë vit shkollor

Shqipëria

Malaj tregon statistikat: Ja sa nxënës janë më pak këtë vit shkollor

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:53
Nora Malaj

Në një intervistë me gazetaren Matilda Mcini, ish-zv Ministrja e Arsimit Nora Malaj, ka treguar me statistika se sa shkolla u mbyllën vitin e kaluar, si dhe se sa nxënës  më pak se vjet do të nisin vitin shkollor 2021-2022.

Ajo thotë se ndodhemi në një situatë, ku shkollat janë braktisur, por nga ana tjetër, nxënësit hasen me vështirësinë e lëvizjes për të shkuar në shkolla.

Nora Malaj: Viti akademik që shkoi ka qenë me 156 shkolla në të gjithë zonat rurale që u mbyllë. 13 në Lezhë, 31 në fier, 24 në Durrës, 21 në Korçë, 18 në Lushnje, 14 në Elbasan, 13 në Shkodër, 12 në Pukë, dhe 10 në Kukës. Viti aktual fillon me 10 mijë fëmijë më pak hyjnë  për herë të parë në klasë të parë. 17,149 nxënës më pak fillojnë në klasën 9-vjeçare, 8 mijë më pak me gjimnazistë dhe 5 mijë më pak në sistemin universitar.

Kemi një situatë të tillë , ku nga njëra anë shkollat janë braktisur, kemi rritjen e numrit të klasave kolektive, që normalisht krijon probleme, kemi vështirësitë e lëvizjes. Kryetari i Bashkisëë thotë se kemi hapur shkolla të reja, nga ana tjetër kemi Ministrinë  e Arsimit,  thotë se në Tiranë e kemi të pamundur që të realizojmë  procesin e mësimit dhe do të ndahet me dy turne.”

Për Malajn, mësimi online nuk dha rezultat, ndërsa shton se institucionet përkatëse duhet të tregohen transparente me qytetarët se si është gjendja e shkollova nëvendin tonë.

Nora Malaj: Mësimi online, nga të gjitha analizat që janë bërë, ka treguar se realizohet vetëm 40% dhe jo 60%. Jemi në një situatë, ku mësimi online edhe me ligj nuk është i shkruar. Mësimi online tregoi se nuk kemi bazë logjistike, na tregoi se mësuesit ende nuk janë të formuar për këtë gjë. Nga ana tjetër përballemi me një situatë që shkolla nuk është vendi ku ti bën shkencën, por dhe vendi i socializmit dhe edukimit. Unë do sugjeroja që të ketë transparencë, pasi është mënyra e vetme për të zgjidhur problemin."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat