Të hënën nis shkolla/ Drejtori i ASCAP: Orët e shkurtuara nuk e dëmtojnë mësimdhënien

Shqipëria

Të hënën nis shkolla/ Drejtori i ASCAP: Orët e shkurtuara nuk e dëmtojnë mësimdhënien

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Ndërsa të hënën nisin shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Gert Janaqi, ka treguar masat anticovid që janë marrë për të garantuar një vit të sigurt.

I ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Janaqi beson se mësimi me turne dhe shkurtimi i orëve mësimore në 30 minuta nuk do të ndikojë në cilësinë e mësimdhënies.

Do të respektohet distanca 1.5 m, nuk do të ketë mësim online, por me prezencë fizike. Detergjentët, maskat, test PCR do të jenë të detyrueshme. Ne kemi pasur edhe një inspektim të plotë 4 ditët e fundit nëse plotësohen kushtet. Uroj që të jemi të gjithë të gatshëm për të respektuar këto masa. Jane rreth 158 shkolla në të gjithë vendin që ishin të prekura në të gjithë vendit, 68 prej tyre janë ndërtuar. Mund të kemi mësim 2,3 apo 4 turne në qytete të mëdh. Klasat do të jenë me 15 nxënës për shkak të pandemisë. Nëse menaxhohet mirë mësimi 30 minuta, mund të përfitosh maksimumin gjatë kësaj kohe.”

Por, çfarë skenarësh janë përgatitur nëse situata rëndohet:

Ka një skenar B, ku mësimi do të jetë i kombinuar, dhe një skenar i tretë, drejt mësimit online. Urojmë që mos të shkojmë te skenari i tretë. Viti i vjetshëm ishte i vështirë dhe skenarët janë të aktivizuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat