Tabaku: Fytyra e vërtetë e një qeverie që politikën e përdor për t’u pasuruar vetë

Shqipëria

Tabaku: Fytyra e vërtetë e një qeverie që politikën e përdor për t’u pasuruar vetë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 20:10
Jorida Tabaku

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një reagimi në ‘Facebook’ pohoi se shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro ilaçe e mjekime, ndërsa shtoi se u rimbursuan vetëm 1% e tyre.

Demokratja theksoi se kjo është fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për t’i shërbyer qytetarëve por për t’u pasuruar vetë.

REAGIMI I TABAKUT

? Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe? dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve veç 231 mijë euro.
As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.
? Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!
❌ Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat