“Ndryshimet kushtetuese emergjencë kombëtare”/ Ish-prokurori: Të krijohet një ndarje dhe balancim i pushteteve

Shqipëria

“Ndryshimet kushtetuese emergjencë kombëtare”/ Ish-prokurori: Të krijohet një ndarje dhe balancim i pushteteve

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Ish-prokurori dhe ish-drejtuesi i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari ka folur për ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, që sipas tij janë të nevojshme.

Ai tha se duhet që të krijohet një ndarje dhe balancim i pushteteve, ashtu siç duhet të jenë në një demokraci funksionale. Ish-prokurori dha edhe recetat e veta për ndryshimet që duhet të bëhen, teksa u shpreh se të gjitha këto sugjerime do të sillen shumë shpejt në një libër.

Sipas Hajdarit shumë shpejt do të dalin emra konkretë deputetësht, të cilët do të shprehen pro ndryshimeve kushtetuese.

“Kushtetuta do të preket vetëm një herë, por me kushtin që të gjitha këto ndryshime, përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, me ato argumente që janë dhënë në studio televizive, se çfarë të mire sjell kjo, të bëhen transparente, të marrin kohën e duhur nëpër tryeza diskutimesh, të ketë vullnet që të mos bëhen ndryshime kushtetuese ku gjithsecili nga palët politike apo individë shohin interesin e tyre, por të shikojnë modele nga vendet anëtare të BE-së apo vendet e rajonit, që kanë më mirë se Shqipëria ndarjen, balancimin dhe funksionimin e tre pushteteve në Shqipëri.

Po të garantoj këtu në studion tënde dhe nëpërmjet teje gjithë shqiptarët, se numri i njerëzve të ndershëm, edhe brenda partive politike që janë sot deputetë, është kaq i madh dhe kaq shumë po presin që të fillojë procesi për këto ndryshime kushtetuese, saqë në ditët në vijim do të shohësh emra konkretë që do të deklarohen pro këtyre ndryshimeve, që janë emergjencë kombëtare për Shqipërinë”, tha ish-prokurori në emision “TopTalk” në Tch.

Ndërsa duke folur për denimin e ish-kryprokurorit, Adriatik Llalla ai tha se kjo do të forcojë besimin e shqiptarëve te drejtësia.

“Pa përmendur emra, se unë jam njeri i parimeve të forta, zoti Llalla është vetëm fillimi. Është një gjë pozitive, sepse në kuptimin e besueshmërisë së publikut në organet e reja të drejtësisë ka qenë i lëkundur. Shpresoj shumë, ashtu sikurse shpresojnë edhe faktorët ndërkombëtarë që mbështesin reformën, edhe publiku shqiptar, që pas këtij rasti, por edhe rasteve të tjera që janë nën hetim, SPAK-u do të rezultojë histori suksesi“, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat