Qëlloi vajzën me pistoletë dhe hodhi granatën/ Zbardhet arsyeja e plagosjes në Vlorë, 30 vjeçari refuzonte ndarjen

Shqipëria

Qëlloi vajzën me pistoletë dhe hodhi granatën/ Zbardhet arsyeja e plagosjes në Vlorë, 30 vjeçari refuzonte ndarjen

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Plagosja e 20 vjeçares në Vlorës, mund të kishte marrë përmasa të një tragjedie, pasi autori krahas pistoletës në lokal dukej i armatosur deri në ‘dhëmbë’.

Gazetari Enrik Mehmeti tha nga vendi i ngjarjes, se pasi e qëlloi vajzën me armë 30 vjecari nga shkodra ka hedhur një granatë të cilën e kishte fshehur në cantë.

Dëshmitarë në ngjarje, thanë për gazetarin Mehmeti se fatmirësisht granata nuk shpërtheu, edhe pse autori i kishte hequr asaj siguresën.

Arrestimi i 30 vjecarit Fasil Nikaj, u krye menjëherë nga efektivë të policisë, të gjendur pranë vendit të ngjarjes. Ndërsa nga kontrolli autorit krahas pistoletës, iu gjet dhe sekuestrua edhe një tjetër granatë të cilët e mbante në çantë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat