Të hënën nis shkolla/ Nxënësit në klasa me turne, jo mësim online

Shqipëria

Të hënën nis shkolla/ Nxënësit në klasa me turne, jo mësim online

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:11
Ilustrim

Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do të nisin të hënën vitin e ri shkollor fizikisht në klasa. Janë 53 shkolla që do ta zhvillojnë mësimin me dy turne me orar të shkurtuar, 47 të tjera normalisht me një, ndërsa 22 shkolla do të funksionojnë me katër nënturne. Ndërsa është përjashtuar mësimi online.

Kurrikula mësimore e këtij viti shkollor sipas drejtuesve arsimorë do të zbatohet normalisht.

Ndërsa përsa i përket masave anticovid, ato janë detyrim për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet arsimore.

E një ndër kushtet që mësimi të zhvillohet fizikisht është vaksinimi i detyrueshëm për mësuesit.

Për herë të parë këtë vit do të futet në programin mësimor gjuha angleze që në klasën e parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat