Agron Shehaj reagon pas zbardhjes së debateve në PD: Ka një përçarje të madhe, s’jam dakord me strategjinë…

Shqipëria

Agron Shehaj reagon pas zbardhjes së debateve në PD: Ka një përçarje të madhe, s’jam dakord me strategjinë…

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:25
Lulzim Basha dhe Agron Shehaj

Deputeti i Tiranës, Agron Shehaj, njëherësh ish-kandidat për kryetar të PD-së, ka reaguar për herë të parë në publik, pas publikimit të debatit me dyer të mbyllura.

Agron Shehaj ka theksuar se i ka shprehur kreut të PD-së se “pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Më tej, Shehaj thekson se votuesit janë kundër drejtuesve të PD-së dhe për këtë arsye agjenda e demokratëve nuk duhet të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit, por e mira e Partisë Demokratike.

“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qëndrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”, thekson Agron Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat