Patozi: Njëri do të legalizohet, tjetri të marrë letrat e fundit

Shqipëria

Patozi: Njëri do të legalizohet, tjetri të marrë letrat e fundit

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:39
Astrit Patozi

Politikani Astrit Patozi ka bërë një reagim lidhur me përplasjet brenda Partisë Demokratike mes kryetarit Lulzim Basha dhe Liderit historik Sali Berisha. Për ta qartësuar më shumë marrëdhënien mes kryetarit dhe ish-kryetarit të PD, ai bën një paralelizëm me konfliktet e pronësisë në Shqipëri

“Kjo lufta e ashpër e Lulit me doktorin është bërë njësoj si ato konfliktet e zakonshme të pronësisë në Shqipëri. Kur njëra nga palët mbështetet tek ligji i Urbanistikës, kurse tjetra i ka varur shpresat tek legalizimi”, shkruan Patozi ndër të tjera.

Postimi i Astrit Patozit:

DOKTORI SHPRESON TEK LEGALIZIMI, NDËRSA LULI PO SHTRËNGON LETRAT

Kjo lufta e ashpër e Lulit me doktorin është bërë njësoj si ato konfliktet e zakonshme të pronësisë në Shqipëri. Kur njëra nga palët mbështetet tek ligji i Urbanistikës, kurse tjetra i ka varur shpresat tek legalizimi.

Berisha natyrisht që i përket kategorisë së dytë, sepse Partinë Demokratike me letra e ka Luli. Ndaj edhe që të ketë ndonjë shans për të fituar duhet të kapërcejë shumë pengesa.

Sepse në fillim duhet ta realizojë godinën pa leje nën hundën e policisë ndërtimore të Ramës, për ta bërë fakt të kryer, që t’i lindë e drejta për ta futur në legalizim. Por edhe sikur tek Kadastra t’ia bëjnë mbarë dhe t’ia japin çertifikatën, prapë çështja do të shkojë në gjykatë.

Dhe aty pastaj është e sigurt që do të ketë  gjithmonë një përfaqësi të ambasadës amerikane, e cila do t’i ndjekë nga afër të gjitha seancat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat