E moshuara lë pa fjalë Sali Berishën

Shqipëria

E moshuara lë pa fjalë Sali Berishën

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 20:22
E moshuara dhe Sali Berisha

Sali Berisha vazhdon takimet me simpatizantët e tij dhe këtë herë u ndal në qytetin e Vlorës.

Pas fjalës së tij, mikrofonin e morën qytetarët ku secili kishte ndonjë kërkesë.

Një e moshuar ktheu pas në kohë Berishën duke i kujtuar se e kishte puthur shumë vite më parë gjatë një fushate elektorale.

“Të kam puthur gjatë fushatës, i thashë edhe burrit kam puthur Sali Berishën, shumë mirë bëre me tha, se nuk ka si Sali Berisha në këtë vend,” tha ajo, ndërkohë që ky i fundit shihte i habitur duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat