Dhunohet me sende të forta dhe kërcënohet me jetë një person, shpallen në kërkim disa persona

Shqipëria

Dhunohet me sende të forta dhe kërcënohet me jetë një person, shpallen në kërkim disa persona

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia e Tropojës ka vene në pranga dy shtetas qe akuzohen se kanosën dhe goditën me sende të forta një person. 

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj., 34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, (vëllezër), banues në Fierzë”.

Sipas bluve, në fshatin Gri, “këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat