Shtrenjtimi i jetës në Shqipëri/ Tabaku: Rritet kostoja e produkteve

Shqipëria

Shtrenjtimi i jetës në Shqipëri/ Tabaku: Rritet kostoja e produkteve

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 11:16
Jorida Tabaku

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e kostove të produkteve duke thënë se po shtrenjtohet jeta në Shqipëri dhe po varfërohet çdo familje shqiptare.

Tabaku thotë se mesazhi i Ramës është që të zhdukë konkurrencën dhe të përqendrojë ekonominë tek oligarkët. Në reagimin e saj, të cilin e ka shoqëruar me statistika, deputetja thotë se qeveria e PD do të sillte më shumë të ardhura në xhepin e qytetarëve.

Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta.

Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë.

Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj”, thuhet në reagimin e Tabakut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat