Po qarkullonte me taksi/ Arrestohet 25-vjeçari, u kap me 6 kg kanabis dhe pushkë me vete

Shqipëria

Po qarkullonte me taksi/ Arrestohet 25-vjeçari, u kap me 6 kg kanabis dhe pushkë me vete

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar i identifikuar si Elton Maxhaku është arrestuar nga policia e Durrësit teksa po qarkullonte me taksi.

Arrestimi i tij u bë pasi shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 2, Durrës, mjetin tip taksi me të cilën e kishte pronotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën  rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selekt”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Maxhaku, 25 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat