Pogradec, fëmijët gjejnë armë në banesën e një personi që jeton në Angli

Shqipëria

Pogradec, fëmijët gjejnë armë në banesën e një personi që jeton në Angli

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:23
Pogradec

Disa fëmijë të mitur kanë gjetur armë të tipit model 56, kalibër 7.62mm një banesë të  mbyllur pronari i të cilës jeton prej vitesh në Angli.

Policia e Pogradecit sapo mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet.

Banesa është në pronësi të shtetasit, F. Ibi në lagjen e quajtur "Kala".

Dyshohet që armët të jenë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë që ngjiten dhe zbresin njerëzit e lagjes.

Ndërkohë janë marrë kamerat e një banese pranë për të parë nëse zbulohet kush i ka hedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat