“Serbia po kërcënon destabilizimin e gjithë rajonit”- Nishani me akuza të rënda ndaj Bashës

Shqipëria

“Serbia po kërcënon destabilizimin e gjithë rajonit”- Nishani me akuza të rënda ndaj Bashës

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:44
Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani akuzon kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se “sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar”.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani teksa përmend situatën e krijuar në veri të Kosovës, shprehet se “ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabilizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste”.

“L. Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së E. Ramës.

Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal”, shprehet Nishani.

Postimi i tij i plotë:

L. Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike.

Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më.

L. Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar.

Pse Shqipëria dhe Interesi Kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej L. Bashës ?

Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë!

Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste.

L. Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së E. Ramës.

Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal.

Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat