Veliaj nuk paguan faturat, Bashkia e Tiranës në vend të parë për detyrimet e prapambetura

Shqipëria

Veliaj nuk paguan faturat, Bashkia e Tiranës në vend të parë për detyrimet e prapambetura

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:41
Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës vazhdon të jetë institucioni më problematik sa i përket pagimit të detyrimeve.

Në buxhetin faktik të vitit të shkuar rezulton se në fund të muajit dhjetor stoku i faturave të papaguara nga pushteti vendor shkon në 6.9 miliardë lekë ose rreth 5.6 milionë euro.

Në draftin e paraqitur për tu diskutuar në parlament thuhet se Stokun më të lartë të detyrimeve e ka bashkia Tiranë në vlerën rreth 762 milion lekë ose 11% të totalit të detyrimeve.

Me një vlerë të përafërt është bashkia Kavajë në vlerën rreth 728 milion lekë  e më tej Vlora me 703 milion lekë.

Janë detyrimet për investime ato që do të rëndojnë më shumë buxhetin e bashkive në vitet e ardhshme, por më pas nuk mbesin as vendimet gjyqësore.

Për punën e kryer dhe të papaguar në të 61 bashkitë e vendit detyrimi shkon në 30 milionë euro, ndërsa për vendimet e gjykatave institucionet e pushtetit vendor duhet të shlyejnë më shumë se 5.6 milionë euro.

Sipas projektit këto shuma do të duhet të paguhen në një periudhë afatmesme, por pa përcaktuar se sa është afati

Sa i përket faturave të paguara pagesat për inceneratorët duket se janë parë me prioritet pasi rezulton se është realizuar në 100 për qind të parashikimit./oranews

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat