Avokati bën paralajmërimin e frikshëm, thirrje shqiptarëve për protesta: Ja se çfarë na pret pas 10 vitesh

Shqipëria

Avokati bën paralajmërimin e frikshëm, thirrje shqiptarëve për protesta: Ja se çfarë na pret pas 10 vitesh

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 20:48
Tiranë

Avokati Altin Goxhaj ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen çdo të shtunë protestës pasi sipas tij pandemia ka në plan për të ulur numrin e popullsisë. Sipas tij, pas 10 vitesh popullsia do të jetë 4 herë me e ulët, pra vetëm 2 miliardë në të gjithë botën.

“Në protestë pjesëmarrja nuk ishte në pritshmërinë që kemi. Nuk ka dokumente për vaksinimin e detyruar, ka vetëm deklarata nga Komiteti i Ekspertëve, nuk ka asnjë dokument të shkruar për “vaksinim të detyruar”, sepse këto janë krime kundër njerëzimit dhe nuk mund të firmosin dot sepse kanë frikë. Njerëzit do të rezistojnë dhe nuk do të vaksinohen. Një mësues që është i pavaksinuar duhet parë nëse nesër do ta lënë ose jo të futet në shkollë. Sipas ligjit ata kanë frikë për të dhënë dokumente për të urdhëruar vaksinën. Doza e vaksinës fut në trup diçka që nuk e dimë, një sasi të konsiderueshme metali.

Me vaksinën këta duan të heqin qafe njerëzit që kanë fuqi riprodhuese, pra moshat e reja që e mban gjallë popullsinë. Nga 7 miliard këta duan të pakësojnë botën në vetëm 2 miliard.

3 milion shqiptarët kanë një skenar për tu hequr qafe gjatë vaksinës së parë të dytë dhe të tretë. Doza e parë dhe e dytë ka 20 përqind substancë të paditur dhe nuk të jep askush të bësh kërkim, qeveritë e kanë firmosur. Këta duan t’ia bëjnë fëmijëve duke iu shmang argumenteve”, u shpreh Goxhaj për Fax News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat