Aksident i rëndë në aksin Gramsh-Cërrik

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Gramsh-Cërrik

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gramsh-Cërrik në fshatin Banjë, ku një 29-vjeçar i cili drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

I riu është dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

"Cërrik/ Informacion paraprak. Më datë 26.09.2021, në aksin rrugor Grmash-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit," njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat