Altin Goxhaj i bën kërkesën e papritur Sali Berishës

Shqipëria

Altin Goxhaj i bën kërkesën e papritur Sali Berishës

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 23:50
Altin Goxhaj

Avokati Altin Goxhaj i ka kërkuar zyrtarisht Sali Berishës që foltoret me anëtarë të PD-së mos i organizojë gjatë ditës së shtunë pasi merr vëmendjen më të madhe mediatike, duke “sfumuar” në këtë mënyrë protestën kundër “vaksinimit të detyruar” .

“Ne do të dalim në protestë çdo të shtunë në orën 18:00. tani kam një lutje për Sali Berishën mos bëjë asnjë takim gjatë ditës së shtunë pasdite pasi të gjithë mediat shkojnë në drejtim të tij, nuk ka asnjë hapësirë për protestën tonë.

Unë ja kërkoj Sali Berishës zyrtarisht mos bëjë asnjë takim.

Na i lerë ne që të bëjmë protestë sepse ne po shikojmë interesin e jetës”, tha Goxhaj i ftuar në Fax News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat