Ndërtesa e dëmtuar/ Nxënësit e fshatit në Patos pa mësim ditën e parë të vitit shkollor

Shqipëria

Ndërtesa e dëmtuar/ Nxënësit e fshatit në Patos pa mësim ditën e parë të vitit shkollor

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nxënësit e arsimit fillor në Grizë të Patosit nuk do shkojnë në shkollë, pasi prindërit refuzojnë t'i çojnë në shkollën e qytetit për shkak të kostos së transportit.

Sipas gazetares së Ora News prindërit refuzojnë t'i çojnë fëmijët në shkollë deri sa të marrin një përgjigje nga bashkia e Patosit për sa i përket shkollës ekzistuese në këtë zonë.

Më parë janë bërë njoftime nga bashkia e Patosit, ku thuhet se nxënësit nuk duhet të lejohen të bëjnë mësim në ndërtesën e dëmtuar.

Për këtë arsye nxënësit duhet të zhvendosen në shkollën e qytetit në Patos, por prindërit e nxënësve refuzojnë t'i çojnë.

Distanca, mosha e vogël e fëmijëve dhe kosto e lart  ka bërë që prindërit mos t'i çojnë fëmijët në shkollën e qytetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat