Tensionet në kufi, Mustafaj bie dakord me deklaratën e Ramës

Shqipëria

Tensionet në kufi, Mustafaj bie dakord me deklaratën e Ramës

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:26
Besnik Mustafaj

Analisti Besnik Mustafaj komentuar takimin Rama-Kurti të mbajtur sot në Prishtinë. Mustafaj deklaroi Edi Rama gjeti fjalën e duhur për të përcaktuar atë që po ndodh në anë tjetër të kufirit të Kosovës, duke i cilësuar shfaqjet e Serbisë teatrale.

“Edi Rama gjeti fjalën e duhur për të përcaktuar atë që po ndodh në anën tjetër të kufirit që është një teatër për të treguar që ne kemi ushtri të madhe. Ajo që dëshmoi prezenca e ambasadorit rus është teatrale. Është për të treguar që aleati ynë kryesor është Rusia. Ne kemi Rusinë, ne i kemi të gjitha ne do bëjmë namin. Serbia dhe Rusia përmes kësaj lëvizje i çoi një mesazh NATO-s dhe SHBA-së”, tha Mustafaj.

Ai komentoi edhe deklaratën e Ramës në OKB duke e quajtur përsëritje të qëndrimeve të mëparshme që pas shpalljes së republikës së Kosovës.

“Që nga viti 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës, çdo drejtues që ka qenë në atë sallë të OKB ka thënë të njëjtat fjalë që tha Edi Rama për njohjen e Kosovës. Këto janë të përsëritura nga viti 2008.

Vajtja e Ramës nga SHBA në Prishtinë tregon se ka një urgjencë për bashkërëndim të qëndrimeve mes Tiranës dhe Prishtinës. Rama e tha në mënyrë të qartë që e drejta është me Kosovën dhe se nuk do të ketë luhatje në këtë qëndrim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat