Ambasadori i Indonezisë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Shqipëria

Ambasadori i Indonezisë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:54
Iwan Bogananta dhe Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Indonezisë në Shqipëri, rezident në Sofje, Iwan Bogananta, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Ai shprehu vullnetin e nxitjes më tej të tyre në fushat me interes reciprok, veçanërisht ato ekonomike e tregtare, sektorin e energjisë së rinovueshme, turizmit, bujqësisë, agro-biznesit, si dhe dixhitalizimit të transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat