Plagosi me plumb në kokë studenten, gazetari zbardh ngjarjen

Shqipëria

Plagosi me plumb në kokë studenten, gazetari zbardh ngjarjen

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:58
Fadil Likaj

25 shtatori tronditi Shqipërinë dhe Vlorën! 30-vjeçari nga Shkodra, Fadil Likaj, plagosi me armë zjarri një 20-vjeçare, Kostandina Zanaj.

Shkodrani dhe beratasja ishin ulur në një lokal në lagjen “28 Nëntori”, në qendër të qytetit të Vlorës, për të bërë disa sqarime. Vajza i kishte kërkuar që t’i jepnin fund lidhjes së tyre, por këtë nuk e kishte pranuar djali.

Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka goditur në drejtim të saj. Fatmirësisht edhe pse mori një plumb në kokë, ajo arriti që të shpëtonte. Jo vetëm kaq, Fadili hodhi edhe një granatë në mes të lokalit, i cili nuk plasi.

Likaj u arrestua menjëherë dhe u shoqërua në polici, ku ka deklaruar se nuk kishte qëllim që ta qëllonte 20-vjeçaren, por vetëm ta trembe.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje “Skype” ishte gazetari, Enrik Mehmeti. Sipas tij, 30-vjeçari e kishte mirëpërgatitur këtë ngjarje dhe nuk kishte qëllim vetëm që ta trembte, por edhe ta vriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat