Nikolla pret ambasadorin e OSBE-së: Frymë të re bashkëpunimi në Kuvend

Shqipëria

Nikolla pret ambasadorin e OSBE-së: Frymë të re bashkëpunimi në Kuvend

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 14:33
Lindita Nikolla, priti sot Shefin e Prezencës së OSBE-së, Vincenzo Del Monaco

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Shefin e Prezencës së OSBE-së, Vincenzo Del Monaco. Ambasadori Monaco i uroi Kryetares Nikolla suksese në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen se përgatitja, përvoja dhe vullneti politik janë premisa për një lidership të suksesshëm në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, falenderoi Ambasadorin Del Monaco për urimet dhe vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm të Prezencës së OSBE-së në Tiranë me Kuvendin e Shqipërisë.

“Unë vlerësoj kontributin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në avancimin dhe thellimin e reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile etj”, vuri  në dukje Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Del Monaco biseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe OSBE-së për kryerjen e reformave të rëndësishme, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi e zgjatja e vetting-ut, reforma territoriale etj.

“Unë do të kontribuoj për një frymë të re komunikimi e bashkëpunimi midis shumicës dhe opozitës në Kuvend, për kryerjen e reformave”, nënvizoi Nikolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat