Merrte para për regjistrimin e pronave, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-kreu i Kadastrës

Shqipëria

Merrte para për regjistrimin e pronave, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-kreu i Kadastrës

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 15:50
Ervin Nelaj.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-kreun e Kadastrës Berat Ervin Nelaj.

Ky i fundit u arrestua në shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.

Sipas vendimit të GJKKO, gjithashtu Nelajt i ndalohet ushtrimi i një funksioni publik për 5 vite.

Ndërkohë, SPAK kërkoi 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës, pasi pas hetimeve dolën në përfundimin se ka shpërdoruar detyrën. Gjithashtu me dy vite burg është dënuar Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn. Toto akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat