Von der Leyen në Tiranë, Soreca: Ja me kë do takohet

Shqipëria

Von der Leyen në Tiranë, Soreca: Ja me kë do takohet

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:30
Ursula Von der Leyen

Teksa ditën e nesërme pritet që në Tiranë, të mbërrijë presidentja e KE Ursula Von der Leyen. Lidhur me këtë vizitë të Von der Leyen në vendin tonë ka reaguar Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca i cili shprehet se mezi pret që ajo të mbërrijë në Tiranë.

Soreca shkruan mes të tjerash se Ursula Von der Leyen do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-ËB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të programit #EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”- shkruan ambasadori në Twitter.

Në orën 09:00, Urusla Von der Leyen do takohet me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Më pas ajo do të takohet me Metën në Presidencë dhe më tej rreth orë 11:15 do zhvillojë një vizitë në “Shkollën Korb Muça dhe Kopshtit Europa”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat