Rama: Ballkani i Hapur nuk është shkop magjik

Shqipëria

Rama: Ballkani i Hapur nuk është shkop magjik

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 22:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel ka komentuar Open Balkan.

“Ballkani i Hapur nuk është realizuar. Me durim, me bashkëpunim me marrëveshje që nuk janë të lehta që duan kohën e tyre, nuk është shkop magjik, ndërkohë askush nuk mund ta shmangë faktin që ka paralelisht në përpjekjen me Ballkanin e Hapur. Për të shkuar tek njohja është rruga më e mirë.

Ka hapje mundësish për njerëz që bëjnë biznes”, theksoi Rama.

“Sot Shqipëria ka grumbullues të tërë në territor që produktet i transportojnë në Ballkan, e di çfarë tmerri është për ta? Do të bëjnë aq palë dokumente sa shtete kalojnë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat