Heqja e TVSH-së për produktet e shportës, Rama: Ulja e saj nuk sjell ulje çmimi

Shqipëria

Heqja e TVSH-së për produktet e shportës, Rama: Ulja e saj nuk sjell ulje çmimi

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 23:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar uljen apo heqjen e TVSH-së për produktet e shportës mbrëmjen e sotme, ndërsa ishte i ftuar në emisionin Open në Top Channel.

Sipas tij, ulja e TVSJH-së nuk ka sjellë ulje çmimi edhe në vendet e tjera.

Ai gjithashtu përmendi rritjen e çmimit të bukës, ku tha se erdhi pasi Rusioa, eksportuesi më i madh i grurit vendosi taksë.

“Kemi mësuar nga eksperienca që pavarësisht  TVSH nuk pati ndryshim domethënës të çmimit. Kemi zgjedhur një sistem që nuk funksionon mbi bazën e qeverive por tregut. Nëse marrim rastin e çmimit të bukës, nuk është hera e parë që ka rritje, në 8 vjet ka pasur 3 herë rritje. Ka pasur rritje pasi furnizuesi më i madh i grurit është Rusia, e cila ka vendosur një taksë eksporti, kjo ka sjellë që çmimi të rritet kudo. Nuk e ndalon dot duke marrë masa nga lart poshtë, sepse lidhet me tregun. Edhe ulja e TVSH nuk ka sjellë edhe në vende të tjera rezultat në uljen e çmimit. për fat të mirë ndikimi mund të ishte edhe më i madh ndërkohë që në kushtet që jemi. janë fantazira që funksionojnë për ata që kanë dëshirë të fantazojnë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat