Pas takimit me Ramën, Presidentja e KE-së takohet me kreun e shtetit Ilir Meta

Shqipëria

Pas takimit me Ramën, Presidentja e KE-së takohet me kreun e shtetit Ilir Meta

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 07:34
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 10:52)-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe delegacioni zyrtar, pas takimit që zhvilloi me kryeminstrin Edi Rama në pallatin e Brigadave tashmë ndodhet në presidencë.

Ursula von der Leyen është takuar me presidentin e republikës Ilir Meta, ku pritet që të diskutojnë për perspektivat e Shqipërisë drejt Be-së.

Presidentja e KE-së përmes një postimi në Twitter pas takimit me kryeministrin Rama shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe KE i qëndron këtij angazhimi.

Von Der Leyen shton se Shqipëria e ka bërë të qartë këtë gjë me përparimin në Reformën në Drejtësi dhe tani i takon Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij.

***

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka nisur nga Tirana turin e saj Ballkanik. Ajo është pritur me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.

Në orën 10:00, do të takohet presidentin Ilir Meta në Presidencë dhe rreth orës 11:15 do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës, ku do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Më pas, Ursula von der Leyen do të drejtohet për në Maqedoninë e Veriut. Të mërkurën, Von Der Leyen do të vizitojë Kosovën, ku sigurisht do të diskutohen tensionet e larta në veri. Po në të njëjtën ditë, do të jetë dhe në Serbi.

Një ndalesë do të bëjë të mërkurën edhe në Mal të Zi. Turin ballkanik, presidentja e Komisionit Europian, e përmbyll të enjten në Bosnjë dhe Hercegovinë.

***

Në Tiranë do të qëndrojë sot për vizitë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajën (Ursula von der Leyen).

Vizita e zonjës Fon der Lajën zhvillohet në prag të samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në 6 tetor në Slloveni.

Presidentja Fon der Lajën do të vizitojë nga e marta deri të enjten veç Shqipërisë, edhe shtetin tjetër shqiptar Kosovën, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën si dhe Serbinë.

Vizita e presidentes së Komisionit Europian Fon der Lajën zhvillohet në Ballkan gjithashnu kur Serbia sëfundi ka afruar ushtrinë në kufi me Kosovën me një akt paraagresioni kundër shtetit 13-vjeçar të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Ei Rama do ta presin zonjën Fon der Lajën mëngjesin e këtij 28 shtatori.

“Në orën 08:50 fillimisht do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave”-njoftoi qeveria në Tiranë.

Bashkë me kryeministrin zonja Fon der Lajën do të marrë pjesë në përurimin e dy institucioneve arsimorë, siç konfirmoi euroambasadori në Tiranmë, Luixhi Soreka (Luigi Soreca) në tuiter.

Euroambasadori cicëroi në tuiter se mezi priste që ta takonte presidenten Ursula fon der Lajën përpara Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor më 6 tetor.

“Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës “Korab Muça” dhe Kopshtit “Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE-së në kuadër të  programit “EU4School” pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”, – shkruajti zoti Soreka.

Ja axhenda e vizitës së zonjës Fon der Lajën në Shqipëri:

Në orën 08:50 fillimisht do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave.

Më pas do të zhvillohet një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në orën 10:50 do të mbahet ceremonia e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça” në Qerekë.

Në fund do të ketë një Konferencë të përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Von der Leyen.

Ora 08:50 Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Pallati i Brigadave)

Ora 09:00 Takim me Kryeministrin Edi Rama

Ora 10:50 Ceremonia e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korab Muça”, Qerekë

Ora 11:15 Konferenca e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat