Makina rrotullohet në rrugë, plagosen 3 vajza

Shqipëria

Makina rrotullohet në rrugë, plagosen 3 vajza

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 09:59
Ilustrim

Një tjetër aksident u shënua mëngjesin e sotëm.

Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish pularia” në aksin Burrel-Skuraj.

Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima.

Tre vajzat u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat