Rama falenderon Presidenten e KE-së: Ofroi ndihmë të madhe gjatë tërmetit

Shqipëria

Rama falenderon Presidenten e KE-së: Ofroi ndihmë të madhe gjatë tërmetit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:31
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbajtur në Fushë-Krujë, u shpreh se bisedat e tyre u përqendruan te procesi i rindërtimit, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe ecuria e bashkëpunimit rajonal.

Në nisje të fjalës së tij, kreu i qeverisë falenderoi von der Leyen për gjithçka që ka bërë për procesin e rindërtimit, si dhe për mbështetjen që iu ka ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar një avokate të palëkundur të integrimit të rrajonit.

 “Ja ku jemi sot këtu, kjo është një prej 16 shkollave të ndërtuara me fondet e Konferencës së Donatorëve dhe posaçërisht nga fondit i KE dhe kjo është vetëm 1/4 e shkollave që do të ndërtohen dhe janë në proces ndërtimi me këtë program. këtu jemi në një vend që është një dëshmi e gjallë e solidaritetit dhe e frymës së bashkëpunimi dhe miqësisë me marrëdhënies me BE. Kjo është  një arsye e dukshme dhe  e prekshme për të mos humbur durimin me BE , që është vërtet i lodhshëm në një aspekt që e dimë shumë mirë, por që është një forcë e madhe pozitive në shërbim të njerëzve dhe shoqërive që bëjnë pjesë në këtë kontinent të bekuar.

Kemi folur edhe për integrimin, kemi folur për situatën absurde që ndodhe Shqipëria në këtë moment si rezultat i vetos së bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriu, si një pengmarrje , ku vendet i kanë kryer të gjitha detyrat. Von der Lyen është një avokat e palëkundur e procesit dhe është një ndër ata që janë të bindur për natyrën strategjike të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat