Avokatët e të pandehurve nuk paraqiten në seancë, shtyhet gjykimi për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha

Shqipëria

Avokatët e të pandehurve nuk paraqiten në seancë, shtyhet gjykimi për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 14:10
Enkeleida Hoxha

Është shtyrë për në datën 1 tetor, gjykimi për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të të pandehurve.

Më konkretisht, bëhet fjalë për Emanuela Mallkuci, Trendafile Frangu dhe mjeku Ilir Korbi. Sakaq, kujtojmë se sipas organit të akuzës gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë pjesë e një skeme kriminale, ku favorizoheshin dhe liroheshin të burgosur.

Dyshohet se shumat që jepeshin si ryshfet për gjyqtaren shkonin deri në 12 mijë euro. SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë. Në dosje janë disa përgjime ambientale që implikojnë të hetuarit, ndonëse ata i kanë mohuar akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat