Vrasja e efektivit/ Hajdarmataj thirrje policisë: Mos ekzekutoni autorin, arrestojeni të gjallë

Shqipëria

Vrasja e efektivit/ Hajdarmataj thirrje policisë: Mos ekzekutoni autorin, arrestojeni të gjallë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:09
Arben Hajdarmataj

Ish- drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, shprehet se Aldo Rama, i cili dyshohet si autor i ekzekutimit të oficerit të krimeve në Lezhë Saimir Hoxha, 44 vjeç, ka qenë i sigurt se nuk ndiqet nga policia.

Hajdarmataj, në një intervistë që ka dhënë për Ora News, ngre dyshime se autori ka pasur garanci nga punonjësit e policisë që e kanë pasur për detyrë ta mbikëqyrin, pasi Rama ka qenë në arrest shtëpie.

Arben Hajdarmataj: Në një operacion ka një plan masash që bëhet nga strukturat e policisë së shtetit, nga eprorët e të ndjerit në këtë rast, ku merren edhe disa masa në ruajtjen  e efektivëve. Personi që dyshohet se ka kryer dhe krimin, ka qenë person me precedent penal. Gjendemi për shkak të neglizhencës, të paaftësisë dhe për shkak të dashjes ose mos dashjes që oficerët e policisë kanë në krye të detyrës. 

Vrau efektivin e policisë, lokalizohet vendndodhja e autorit, rrethohet nga RENEA

Në të gjitha rastet, nëse gjërat janë të shkruara, rregullat janë të vendosura, nuk do ndodhte një gjë e tillë. Policia duhet të mbajë në mbikëqyrje këto persona, por kjo nuk po funksionon për neglizhencën e policisë, për lidhjet që kanë autorët e krimit me ndonjë nga punonjësit ose eprorët e policisë. Në këtë rast dyshojë sepse autori i krimit ka qenë tepër i sigurt se nuk ndiqet. Mendoj se ka pasur një garanci nga ata  punonjës të policisë që kanë pasur për detyrë ta mbikëqyrjen.

Hajdarmataj, i ka bërë apel policisë së shtetit që të bëjnë maksimumin për kapjen e autorit por që nuk duhet ta vrasin. 

Arben Hajdarmataj:Unë do bëja një apel, për punonjësit e policisë, që të bëjnë maksimumin për kapjen e autorit dhe jo për ekzekutimin e tij. Duhet të ezaurojë të gjithë mundësitë e kapjes së autorit, dhe në pamundësi të kapjes së tij ose nëse të rrezikohet jeta ty si punonjës policie, mund t’i përgjigjesh me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat