Jep dorëheqjen drejtori i “Shefqet Ndroqit”, zëvendësohet nga pneumologia Silvana Bala

Shqipëria

Jep dorëheqjen drejtori i “Shefqet Ndroqit”, zëvendësohet nga pneumologia Silvana Bala

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:17
Perlat Kapisyzin, Silvana Bala

Pneumologia Silvana Bala është komanduar në detyrën e drejtores së spitalit "Shefqet Ndroqi".

Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë doktorin Perlat Kapisyzin, bashkëshortin e zv. Ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Perlat Kapisyzi është liruar nga detyra pasi ka dhënë dorëheqjen.

Akoma nuk dihen arsyet pse ka dhënë dorëheqjen Kapisyzi, i cili ka qenë dejtor edhe gjatë periudhës së pandemisë, ku u hodhën 3 persona nga ballkonet e spitalit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat