Zbulohen personat që ishin në makinë me Aldo Ramën, merren në pyetje nga policia

Shqipëria

Zbulohen personat që ishin në makinë me Aldo Ramën, merren në pyetje nga policia

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kristian Sherri dhe Armando Marku, janë dy personat që kanë qenë në makinë së bashku me 21-vjeçarin Aldo Rama, 21-vjeç, që dyshohet se ka vrarë efektivin e policisë Saimir Hoxha 44-vjeç.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se Sherri dhe Marku, ndodhen në komisariatin e policisë, ku dhe po merren në pyetje për të dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë Aldo Rama, 21-vjeç, sipas njoftimit zyrtar të policisë, është vetëplagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nën mbikëqyerjen e policisë.

Ai është vetplagosur brenda banesës ku po qëndronte, ndërkohë që vendi ishte rrethuar nga RENEA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat