Vrasja e oficerit, policia e Lezhës kishte informacion për një parcelë ku kultivohej kanabis

Shqipëria

Vrasja e oficerit, policia e Lezhës kishte informacion për një parcelë ku kultivohej kanabis

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:50
Aldo Rama/ Saimir Hoxha

Një oficer policie u ekzekutua paraditen e 28 shtatorit në Kune Vain.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj informon se në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës kanë pasur informacion për një parcelë ku kultivohej kanabis në zonën e Lezhës dhe menjëherë janë ngritur strukturat e posaçme për të goditur këtë rast.  Pjesë e këtij grupi ka qenë edhe nënkomisari Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje nga 21-vjeçari Aldi Rama. 

Saimir Hoxha, 44 vjeç babai i dy fëmijëve ishte nisur në aksionin antikanabis së bashku me 4 efektivë të tjerë, mes tyre Shefi i Krimeve në Lezhë.

Në një rrugë policët janë përballur me një automjet të dyshimtë.

Menjëherë i kanë dhënë sinjal për të ndaluar dhe pranë makinës ku ndodhej 21-vjeçari Aldo Rama, është afruar Saimir Hoxha ndaj të cilit Rama ka qëlluar me armë zjarri. Plumbi e ka goditur në zemër efektivin nga Puka.

FNSH, forcat RENEA dhe forca të tjera kanë ndërhyrë në terren për të bërë të mundur kapejn e autorit të dyshuar Aldi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat