I rrethuar nga efektivët e policisë, momenti kur Aldi Rama transportohet me urgjencë në spital

Shqipëria

I rrethuar nga efektivët e policisë, momenti kur Aldi Rama transportohet me urgjencë në spital

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Autori i vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë, Aldi Rama është gjetur i vetëplagosur dhe në gjendje kritike për jetën.

21-vjeçari ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”, ndërsa policët i kanë bërë thirrje që të dorëzohej. Top Channel ka siguruar pamjet kur 21-vjeçari u transportua me urgjencë në spital.

Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas informacioneve, vrasja e  efektivit Saimir Hoxha ka ndodhur në një postbllok të ngritur nga policia në Ishull Lezhë gjatë një aksioni antidrogë. Policia ka vënë re një makinë të dyshimtë dhe i ka kërkuar që të ndalonte.

Ndërsa oficeri Saimir Hoxha ka shkuar për ta pyetur e kërkuar dokumentacionin e nevojshëm, i riu ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Më pas autori është larguar me makinën, por rreth 3 minuta larg vendit të ngjarjes është gjetur mjeti i tij. Kjo ka krijuar dyshimet se autori ishte larguar në këmbë.

Policia e Lezhës ndihmuar nga forcat speciale RENEA, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shkuan në vendin e ngjarjes dhe punuan për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat