Shkëlqim Hajdari: Shqipëria ka nevojë për ‘shkundje’ të thellë

Shqipëria

Shkëlqim Hajdari: Shqipëria ka nevojë për ‘shkundje’ të thellë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 21:12
Shkëlqim Hajdari

Ish-prokurori dhe ish-drejtuesi i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ deklaroi se reforma në drejtësi u shoqërua me ndryshime kushtetuese. Përballë gazetares Marsela Karapanco, Hajdari foli për nevojën e ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë, në mënyrë që të krijohet një ndarje dhe balancim i pushteteve, ashtu siç duhet të jenë në një demokraci funksionale.

Ish-prokurori dha edhe propozimet e tij për ndryshimet që duhet të bëhen, teksa u shpreh se të gjitha këto sugjerime do të sillen shumë shpejt në një libër.

“Mendoj se Shqipëria në 2016-ën ka finalizuar një reformë që është shoqëruar me ndryshime kushtetuese. Aktualisht sistemin gjyqësor, pushtetin e tretë e kemi përmbysur. Kemi bërë mirë që er kemi përmbytur, për të pasur një sistem të ri. Bëmë mirë që bëmë një reformë të thellë, pasi pushteti gjyqësor është reformuar. Ditët do të na japin të drejtë më vonë. Zgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve pa ndikime politike do të japin rezultate.”, pohoi ai.

Duke u ndalur tek përfundimi i afatit të anëtarëve të KPK, Hajdari tha se ky institucion duhet të bëjë përpjekje për të kaluar pengesat, në mënyrë të tillë që të vijohet me vettingun.

“Ritmet me të cilat ka ecur KPK kanë qenë të ulëta. Ndoshta ata kanë arsyet e veta. Dua të them se kemi dhe një vit përpara dhe të bëjmë përpjekje që ato pengesa që ka KPK duhet të hiqen që të ketë sa më shumë subjekte që kalojnë vettingun. Ne kemi gati dhe gjysmën dhe nuk arrijmë dot. Nëse ndihmohet KPK me burime jetësore, mund të na ngeli një pakicë. Kushtetuta e ka zgjidhur, që këta që kanë ngelur, atributet e KPK i merr Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe ai i Prokurorëve. Vetting dhe drejtësi do të ketë. Mendoj se Shqipëria ka prioritete të tjera, vettingu do të vazhdojë. Të gjithë organet duhet të reformohen. Reformat që duhet të përfshijnë Shqipërinë është ajo për ngritjen e demokracisë. Unë mendoj se në lidhje me votën duhet të marrim masa që ajo votë të mos vidhet. Ndryshimi kushtetues që Gjykata Kushtetuese e konsideroi si pjesë të kodit, pra që listat duhet të jenë 100%, duhet të implementohet në kodin zgjedhor. Një tjetër gjë që duhet të zbatohet është krijimi i kushteve për votën e shqiptarëve jashtë vendit. Ne duhet të krijojmë kushtet dhe logjistikën që për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë të përfshihen në votime.”, tha ai.

Ndër të tjera Hajdari u ndal edhe te zgjedhjet në vend, ndarjen që sipas tij duhet të kenë zonat zgjedhore por dhe se sa duhet të jetë numri i deputetëve.

“Sot kam ardhur të flas për shtetin, që është i vjetër. E gjithë përvoja e shtetit dhe të së drejtës është kollaj që të implementohet. Disa partitë janë bërë të mbyllura nuk kanë mundësi që të flasin. Por ato pak që janë, kanë folur pa fund. Shqipëria ka nevojë për shkundje të thellë. Mendoj se Shqipëria mund të shkojë në 4 zona zgjedhore. Dhe të ulet numri i deputetëve nga 140 në 120. Me këtë ndarje ngushtohet kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale. Shpresojmë shumë që me këto ndryshime të thëna në lidhje me votën. Mocioni i besimit dhe mosbesimit duhet të kthehet siç ishte. Nëse opozita bën mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, ai rrëzohet. Nëse bëhet qeveria ai vazhdon detyrën, nëse jo, gjendet një emër tjetër. Nëse nuk bëhen votat, hyn në lojë presidenti. Dhe nëse nuk dakordësohen, vendi shkon në zgjedhje. ne nuk kemi bërë asnjëherë zgjedhje politike të parakohshme, veç atyre të 1997. Shëndet ka demokracia nga zgjedhjet e parakohshme. S’ka pasur mekanizmat. Për ta kthyer institucionin e presidentit mbi palët, duhet ta zgjedhim kreun e shtetit nga populli. Presidenti është zgjedhur me kulisë. Një president i tillë nuk mund të jetë mbi palët.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat