Kush janë 2 personat që ishin në makinë me vrasësin e policit, si u tentua të hapej dera e autorit

Shqipëria

Kush janë 2 personat që ishin në makinë me vrasësin e policit, si u tentua të hapej dera e autorit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Dy të rinjtë që ishin në makinë me Aldi Ramën janë arrestuar nga policia. Raportohet se një prej tyre ka qenë pasagjer Kristian Sheri, ndërsa tjetri shofer i makinës Armando Marku, ku udhëtonin së bashku me Aldi Ramën. Ky i fundit ishte në pjesën e pasme të makinë dhe nga aty qëlloi ndaj efektivit të policisë Saimir Hoxha duke e lënë të vdekur.

Burime për ABC bëjnë me dije se grupi i efektivëve të policisë sapo kishin asgjësuar një parcelë me kanabis ndërsa kishin pikasur të rinjtë si të dyshuar teksa ktheheshin nga aksioni.

Pasi i kanë ndaluar policët u kanë kërkuar që të dalin nga makina për t’i kontrolluar. Kristian Sheri dhe Armando Marku i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë dalë nga makina duke iu nënshtruar kontrollit, por të kundërtën ka bërë Aldi Rama. Pasi nuk ka pranuar të zbresë nga makina, drejt tij ka shkuar Saimir Hoxha. Ky i fundit i ka kërkuar 21-vjeçarit që të zbresë nga makina ndërsa ka dashur që t’i hapë derën. Në këtë moment Aldi Rama ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në zemër duke e lënë të vdekur.

Duke përfituar nga situata e krijuar Aldi Rama mori makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy miqtë e tij që udhëtonin fillimisht me të, nuk u larguan. Ata pas ngjarjes janë shoqëruar në polici dhe më pas arrestuar.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja armësh por nuk është përcaktuar ende nëse i përkasin policisë.

Nga ana tjetër Aldi Rama dyshohet se ka tentuar të vetëvritet, por mbeti i plagosur ku më pas u arrestua dhe nënë ruajtje të rreptë nga policia u dërgua në spitalin e Traumës ku ndodhet i intubuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat