Ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare, familjarët akuzojnë mjekët për mjekim të gabuar

Shqipëria

Ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare, familjarët akuzojnë mjekët për mjekim të gabuar

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 22:15
Foto

Një grua 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.

Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19 pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, ësht transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat