“U gjendëm mes krismave, derisa FSHN urdhëroi të largoheshim”/ Gazetari rrëfen momentin kur u gjet vrasësi i oficerit

Shqipëria

“U gjendëm mes krismave, derisa FSHN urdhëroi të largoheshim”/ Gazetari rrëfen momentin kur u gjet vrasësi i oficerit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 22:17
Foto

21-vjeçari Aldi Rama që dyshohet se vrau oficerin e krimeve në Lezhë u gjet disa orë pas ngjarjes, i plagosur në zonën e Kune Vainit.

Pas vrasjes së Saimir Hoxhës, policia e Lezhës rrethoi zonën për të gjetur autorin. Për gati 5 orë, policia, FSHN dhe RENEA zbarkuan në Ishull-Lezhë , duke kontrolluar me snajper e helikopterë nga ajri, derisa kapën të riun. Në ato momente, dyshohet se ai ka tentuar të vrasë veten dhe tani është në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Gazetarët e Top Channel dhe të medieve të tjera ndoqën nga afër operacionin për kapjen dhe autorit të dyshuar.

Klodian Zhivani tregon se bashkë me kolegët, kanë qenë pas forcave RENEA për të raportuar ngjarjen, duke rrezikuar veten, teksa në një moment rrëfen se ishin shumë pranë zonës ku u qëllua me armë .
“Jemi futur në një shteg, kemi ecur tre katër kilometra. Në momentin kur u gjet Aldi, kemi qenë shumë afër, rreth 500 metra. E gjetëm veten shumë pranë forcave të RENEA-s, që na kërkuan të largoheshim. Rreth kanalit ku kemi lë vizuar gjatë atyre orëve, diku aty ka qenë i fshehur dhe 21-vjeçari”.

Është raportuar se Aldi Rama ka qëlluar veten, megjithatë nuk përjashtohet mundësia se ai mund të jetë qëlluar me snajper nga policia.
“Kanë qenë dy apo tre krisma, në se ka qëlluar autori në drejtim të helikopterit apo e kundërta nuk mund ta themi. Kur janë dëgjuar krisma, ka pasur vërshim të forcave të FNSH në zonë”, thotë Zhivani në një lidhje ‘live’ për emisionin “Open”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat