Eksperti i sigurisë: Kemi polici të frustruar, bëhen gabime trashanike

Shqipëria

Eksperti i sigurisë: Kemi polici të frustruar, bëhen gabime trashanike

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 22:50
Foto

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi në një lidhje live në Open tha se vendi ynë ka një polici të frustruar.

Sipas tij, ka shumë probleme në radhët blu, ndërsa kriminelët kanë uri për vrasjen.

“Pse 3 persona janë për asgjësimin e rrënjëve të kanabisit? Kemi një polici të frustruar. Ku bëhen gabime trashanike, pala drejtuese nuk di të veprojë kur plasin këto gjemba në duar.

Kemi raste kur vijnë me deklarata kontradiktore. Këto kanë një të përbashkët, nuk është vetëm paaftësia në polici, por kemi dominim të tregut nga droga dhe droga, ka gjasa që mund të shkojë akoma edhe më rëndë. Ata kanë uri për vrasjen, nuk merren as vetë vesh me njëri tjetrin si më parë”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat