Vrasja e policit, arrestohen dy personat që ishin në makinë me Aldi Ramën

Shqipëria

Vrasja e policit, arrestohen dy personat që ishin në makinë me Aldi Ramën

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 09:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Saimir Hoxha, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i Armando Markut, 26 vjeç dhe Kristian Sherit, 27 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.

Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat